Një pjesë e madhe e shoqërisë janë kundër vlerave të UÇK, prandaj persekutohet, dhunohet dhe denigrohet nëna e dëshmorit vetëm 17 vjeçar..-Reagim i Prof ,Sara KRASNIQI

                             Me qëllim deri me tani nuk reagova me rastin e dhunimit te dinjitetit te një nëne, a e dini Pse…doja ta gjej fajtorin dhe tani jam e bindur që këto vepra jan pasojë e sëmundjes kolektive të shoqërisë tonë, po me dhemb normal qe po…por si ka mundësi te edukohet një brez i të rinjve ku përparësi i jepet ‘’Big Brother,- My home’’ e shume idiotsinave tjera, një pjesë e madhe e shoqërisë janë kundër vlerave të UÇK, prandaj persekutohet, dhunohet dhe denigrohet nëna e dëshmorit vetëm 17 vjeçar…

Sot në muhabet e sipër me një grua- nënë edhe ajo, a e dini çka tha….Po e mire ish kon ajo vajzë…analizoni dmth shoqëria jonë u jep përparësi bukurisë para shpirtit njerëzorë…në shoqërinë tonë nuk flitet për emocionin, në shoqërinë tonë nuk ka vlerë Dashuria, në shoqërinë tonë nuk çka është pjekuria me vetëdije, Shoqëria jonë ka mbete vetëm në një nivel…Shkarkim, shfrytëzim dhe përdorim

Turp, turp, turp…./www.qendrapress.com/