Për ta devalvuar edhe qeverisjen lokale edhe kuvendin e punën e tij ke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm –Shkruan;Haziz Hodaj

0

Mytaher Haskuka! Rri rri dhe gjuaju kuvendit, e ke gjetur ilaçin për të tërhequr pas vetit tru shpëlarët që për fat të keq janë në numër të konsiderueshëm tani! Më thuaj Kryetar:

1. Kur ke biseduar me anëtarët e kuvendit për një vendim me peshë për qytetin?

2. Kur ke kërkua votë nga anëtarët e kuvendit për vendime të rëndësishme dhe nuk të janë përgjigjur?

3 .Kur  ke pi një kafe me anëtarët e kuvendit ( madje edhe me ata të partisë sate) për të pa se çfarë dhe si duhet të punojmë për të mirën e qytetit? E ke injorua kuvendin skajshmërisht, e ke fyer sa herë ke dashtë e sa herë ke dështua në drejtim dhe në qeverisje! Tani po kërkon me të votu huamarrje (kredi apo ndryshe pare me fajde), në anën tjetër vetëm këtë vit i ke dërgua në suficit rreth 7 milion €. Nuk ke ditë më i shpenzua mjetet që i ke pas në kuletë! Më thuaj si ta votojmë huamarrjen? Më tepër se gjysma e projekteve të parapara me buxhetin e vitit të kaluar as që janë procedua për t’u realizuar! Nuk ta ka fajin Kuvendi Kryetar Haskuka, ngulite mirë në kokë ” Sa poshtë ka ra katundi(Qyteti i Prizrenit)” tregon renditja për performancën(vendi i 28-të) Andaj, këndellu dhe mendo mirë, se nuk është Kuvendi i Komunës shënjestër për të ushtruar gjuajtje, për të shpreh mllef e për ta nënçmuar! Edhe ata janë të zgjedhur pothuajse më proces të njejtë me ty! Për të qeverisur duhet vizion, vullnet e dije por duhen edhe numra!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *