Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026” zhvilloi sot takim koordinues

Ekipi organizativ i aktiviteteve sportive për eventin madhor “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026” zhvilloi sot takim koordinues për t’i finalizuar përgatitjet dhe për t’i përcaktuar hapat drejt organizimit sa më dinjitoz të kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme për qytetin tonë.

Hapja zyrtare do të bëhet më 05 mars 2026 me ceremoni solemne në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste të madhe sportive që ta bëjmë së bashku këtë vit të paharrueshëm për Prizrenin!