Shtëpia e Pleqve, domosdoshmëri për qytetarët,thonë PDK-ja

               Në konferencën e sotme  të degës së PDK-së, Fahrije Bytyçi , parimisht  ka folur për   Shtëpinë e Pleqve, domosdoshmëri për qytetarët, e anashkaluar nga Qeverisja Lokale!Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, e konsideron shqetësues faktin që projektet kapitale të nisura nga Qeverisja Lokale e PDK-së para vitit 2017, po anashkalohen dhe ka vonesa në implementim, konkretizim dhe funksionalizim të atyre projekteve. Një ndër këto projekte është edhe Shtëpia e Pleqve.

                           Projekti i iniciuar nga PDK-ja në vitin 2016, për ndërtimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Pleqve, si një nevojë esenciale për qytetarët e Prizrenit, edhe pas 5 vitesh, akoma nuk është funksionalizuar. Shtëpia e Pleqve si një projekt social për qytetin, nuk duhet të ishte pjesë e debateve politike dhe nuk duhet të përfshiheshin inatet politike të pozitës së tanishme dhe të bënin vonesa në implementim të projektit, përkundër faktit se projekti ka qenë i ideuar dhe i iniciuar nga ana jonë. Të qenurit në krye të një qyteti do të thotë të jesh në gjendje që nevojat qytetare të vihen mbi inatet, debatet dhe luftën politike!

Shtëpia e Pleqve si një ndër premtimet elektorale të VV-së gjatë fushatës parazgjedhore, projekt i papërfunduar si shumica e projekteve të premtuara, është ndërtuar por ka mbetur e pa funksionalizuar. Akoma më e pakuptimtë është arsyeja e mos funksionalizimit, pasi që nuk paska pasur koordinim mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, përkundër faktit se qeverisja qendrore udhëhiqet nga VV.  Qeverisja lokale ka përfunduar punimet në Shtëpinë e Pleqve, por nuk ka mundur të përfundoi procesin e rekrutimit dhe nuk kanë mundur të koordinohen me qeverisjen e tyre qendrore.

Paradoksale por e vërtetë, VV-ja nuk janë të gatshëm dhe të aftë të gjejnë rrugë bashkëpunuese dhe bashkëvepruese as mes vete.

Qeverisja e VV-së po shquhet më së shumti për mos përmbushjen e premtimeve elektorale, duke mos arritur të mbajnë premtimet e dhëna, të cilat i kanë përdorur për të ardhur në pushtet me një diferencë modeste në vota.

Ne si opozitë jemi të shqetësuar për keqmenaxhimin, mos veprimet adekuate në situata konkrete, uljen e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë për këto 4 vite dhe mbi të gjitha jemi të shqetësuar për menaxhimin jo serioz që i bëhet financave të qytetit tonë, duke pasur suficit buxhetor vit pas viti e duke mos përfunduar projektet kapitale, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për qytetin e Prizrenit dhe qytetarët e saj./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.