Solemnisht në kompleksin LSHP-së u hap organizimi’’Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë’’

                                  Në pranin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, Kryesueses Antigona Bytyçi,përfaqësueseve të shoqatave të dala nga lufta, kuvendarë e drejtor të ekzekutivit, sot solemnisht në kompleksin LSHP-së u hap organizimi’’Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë’. Ky event është dashur të organizohet më herët, por për shkak të disa procedurave që ishin ë OSHP , tani me mundësua që ky manifestim t tradicional të ’mbahet e në këtë javë, Pjesëmarrës të këtij organizimi ishin dhjetëra shkolla të komunës së Prizrenit e ku bashkërisht nxënës me veshje kombëtare dhe flamuj të shumtë sot kënduan e recituan. Hapjen e këtij manifestimi e hapi i pari i komunës Shaqir Totaj duke u shprehur se sot me plot emocion është këtu për të hapur këtë manifestim për figurën e emblematike siç është heroi i kombit Remzi Ademaj dhe pastaj vazhdoi arsimit . Kurse për kohën gjegjësisht për vonesën e këtij organizimi njoftoi drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj e cili njëherit tha se ky është organizmi për më shumë dije për nxënësit tanë të cilët do të garojnë në gara të diturisë në disiplina sportive dhe bashkërisht për të nderuar figurën e Heroit Remzi Ademaj. Organizimi i kësaj jave ishte në planifikimi të mbahet në qershor, por ishin disa procedura që e shtyen deri më sot tha ajo.. Për figurën e dhe organizimin e kësaj jave ka përshëndetur vëllai i dëshmorit Hamit Ademaj i cili falënderoi të gjithë të pranishmit e veçanërisht kryetarin Totaj , përfaqësuesit shoqatave të dal nga lufta dhe nxënësit dhe të gjithë organizatorit . Në emër të shoqatave të dala lufta këtë event e përshëndeti Burim Shala, udhëheqës i Shoqatës së Invalidëve të luftës ,i cili falënderoi komunën e Prizrenit.  Derisa ‘’Java Remzi Ademja- Shtigjeve të lirisë’’ e hapën këngët e interpretuara nga nxënësit e Shkollës Fillore’’Liuigj Grakuqi’’ nga fshati Nashec’. Pas përfundimit të hapjes zyrtare të këtij eventit u vendosën buqeta lulesh tek lapidari i lirisë tek busti Remzi Ademajt, Java do të zgjasë deri të hënë që vije ku nxënësit do të garojnë në të gjitha garat sportive në letërsi dhe në garat tjera të diturisë/www.qendrapress.com/