Zhvillimet në veri, Kurti e mbledh kabinetin qeveritar 

Me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, kabineti qeveritar sot mbajti një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë.Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim.Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës.