Zjarret përfshijnë edhe Kukësin, flakët rrethojnë banesat në Shikaj

0

Zjarret masive në Shqipëri nuk po përqendrohen vetëm në jug të Shqipërisë. Sot një zjarr i tillë ka rënë në Kukës, në lokalitetin e quajtur Kodra e Shikajve, pikërisht në fshatin Shikaj.Sipas banoreve zjarri dyshohet të ketë rënë nga përplasja e telave elektrikë për shkak të erës së fortë. Zjarri nga një livadh i thatë ka kaluar në pyll.Janë djegur deri më tani rreth 3.5 hektarë livadhe dhe 2.5 hektarë pyll. Zjarri si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dy banesa të banorëve të fshatit Shikaj, por pa deportuar në to.Sipas banorëve zjarri i ka rrethuar dy banesat duke iu djegur bazën ushqimore të bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj.Për shuarjen e zjarreve ndodhet në terren ekipi zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, që po ndihmohen edhe nga banorët e fshatit.Strukturat e Policisë vendore Kukës po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së këtij zjarri./A2/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *