14 të vdekur e 583 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

0

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit, gjersa janë konfirmuar edhe 583 raste të reja, shkruan Reporteri.net.IKSHPK njofton edhe për 1.944 të shëruar në 24 orët e fundit.Me 14 viktimat e sotme, numri total i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2772.Në total janë regjistruar 156 mijë e 578 raste pozitive, ndërsa 135 mijë e 258 prej tyre janë shëruar.Dje janë kryer 19 mijë e 807 vaksinime. Me këtë shifër, numri total i vaksinimeve ka shkuar në 1 milion e 15 mijë doza.Aktualisht, numri i rasteve aktive është 18.548.

Njoftimi i plotë:

11 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.
Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.
Në total numri i rasteve aktive është 18.548.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *