PDK-ja e çon në Kushtetuese vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove për rrymën në veri

0

                                          Në emër të deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Blerta Deliu-Kodra ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës.Deliu-Kodra ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit.“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të bartabarta dhe të zbatueshmë sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut”.“Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit”, ka thënë ajo.Deliu-Kodra ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri, ndërsa tani nëpërmjet vendimit në Kuvend Vetëvendosje ndau edhe 11 milionë euro tjera.“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi”, ka theksuar ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *