Rukiqi: Rritja e çmimit të vajit ushqimor, pasojë e çekuilibrave në tregun global
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se rritja e çmimit të vajit ushqimor, nuk është si
pasojë e tregut vendor por si pasojë e çekuilibrave në tregun global.Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Banka Botërore ka paralajmëruar rritje të çmimeve të vajrave ushqimore, në nivel global gjatë pjesës më të madhe të vitit 2021, bazuar në parashikimet për mungesa të mundshme në ofertën për vaj ushqimor.“Kjo rritje çmimesh tashmë po ndodh dhe e njëjta ka filluar në fillim të muajit mars, si pasojë e mungesave në ofertë dhe kërkesë në rritje, sidomos të konsumuesit e mëdhenj të vajit ushqimor”, ka shkruar Rukiqi.Rukiqi ka shtuar se kjo prishje e ekuilibrave të tregut global të vajit ushqimor, reflektohet, në çmimet me pakicë, në të gjithë tregjet, përfshirë edhe Kosovën.“Analistët e tregut global të produkteve ushqimore, parashohin stabilizim te çmimeve të vajrave ushqimore, në pjesën e dytë të vitit 2021”, ka shkruar Rukiqi.