Anton Quni shpallet “Nderi i Mirëditës”
Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndarë mirënjohje ndaj deputetit të Kosovës, Anton Qunit, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe ndaj deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj.Sipas Nikollës, kjo mirënjohje është ndarë për punën e shkëlqyer që u bë për promovimin e vlerave dhe kontributeve.“E nderuar që krahas dy personaliteteve me rrënjë mirditore, deputetes në parlamentin kroat, Ermina Leka,j dhe Gjeneralit nga Kosova, Anton Çuni, të merrja titullin ‘Nderi i Mirditës’”.“Përgjegjësi për ta përmbushur këtë vlerësim që ia dedikoj babait tim, që nuk rreshti së punuari për Mirditën tonë të dashur dhe ne, fëmijëve të tij na përçoi përkushtimin e dashurinë e paanë për të,” ka shkruar Nikolla në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.