Erion Veliaj mbështetë Marshin për Drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbështetë Marshin për Drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë.Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka postuar një fotografi në Facebook nga zyra e Veliajt, ku ka njoftuar se Kryetari i Bashkisë së Tiranës do ta mbështesë marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, më 2 prill.“Të dielën, me 2 prill, në Prishtinë, të gjithë në Marshin për Drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Faleminderit Erion Veliaj për pritjen, solidaritetin dhe mbështetjen e këtij marshi“, shkruan Deliu.