Kryetari Shaqir Totaj, shpesh pret në takime personalitete biznesi në interes të qytetit….
Kryetari Shaqir Totaj, shpesh pret personalitet sidomos ambasadorë të akredituar në Kosovë, por, tashmë dallohet njëherit edhe për pritjet, që ua bënë personaliteteve të bizneseve në të mirën e qytetit. Kështu priti sot biznesmenët hungarezë Hoványi David dhe Fazli Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, me ç’rast diskutuan për krijimin e mundësive për bashkëpunim në sfera të ndryshme, në projekte të përbashkëta që mund të sillnin benificione të ndërsjella në shërbim të qytetarëve tanë. Kryetari Totaj,në këtë formë edhe ka ngritur performancën pozitive të Prizrenit./wwww.QendraPress.com/