Drejtoria e Turizmit me investime mbi 400 mijë euro në pikën më atraktive  të Prizrenit  te ‘’Guri i Kalluxherit’’ në  Jeshkovë.

Drejtori i drejtorisë së  turizmit dhe  Zhvillimit Ekonomik  Ramadan Tarashaj  bashkë me stafin kësaj  drejtorie  sot  ka  vizituar  punimet   të cilat kanë filluar  para  një  jave  në kuadër të projektit “Ndërtimi rrugës, ujë, kanalizim i turizmit malor, te   pikë   historike e njohur  që nga  koha e lashtë  ilire.’’Guri i Kallugjerit – Jeshkovë – Por  kjo rrugë  do të  lidhë ledhe dy fshatra  mes  tyre  Jeshkovën me Billushën. ‘’Guri i kalluxherit’’  në  vetë ka  të ruajtur qindra  histori të ndryshme kombëtare, që  janë  ruajtur si traditë e lashte  ilire, në këtë  pikë  turistike   tashëm  sipas  drejtorit Tarashaj  do të mund të shkohet në  formë shumë komode, sepse  kjo drejtori ka ndarë mbi 400 mijë  euro që  kjo  pikë  turistike  ta ndihmojë sa më shuam  turizmin malor.

Pastaj ai  ka treguar  se  kjo pikë  turistike  ka  qene e do të  mbahet mend  për trashëgimi  të shumta  që sipas gojëdhënave   ka   qene  edhe  një vend ku  popujt dhe banorët e kësaj  ane  i kanë kryer ritet e motmotit  duke  mbledhur  si; arra  gështenja, e shumë  pemë  tjera vjeshtore, për  të  përmbyllur vjeshtat e  begata   për dimrat e  gjatë  të asaj kohe

Afati i kësaj rrugë  do të nga kryhet  sipas  kushteve klimatike  , por   realizimi i këtij  projekti ka një rëndësi  të  veçantë sidomos  për turizmin malor  dhe për  ruajtjen e  trashëgimisë  kombëtare, jo vetëm të kësaj ane  , por  të  komunës së  Prizrenit. Sepse  kjo pikë  turistike  duke  u bazuar në   historinë  që ka pasur e ka.   Sidomos  kushtet  klimatike  japin mundësi  të  një zhvillimi malor./www.QendraPress.com/