Dr.Shasivar Sallahu ka dhënë dhe aktualisht jep një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin dhe sigurimin e shërbimeve mjekësore
Dr.Shasivar Sallahu është përgjegjësi i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Spitalin e Prizrenit dhe një transfuziolog i specializuar.
Me përvojë të gjatë dhe përkushtim në fushën e transfuzionit të gjakut, ai luan një rol kyç në menaxhimin e proceseve brenda qendrës, duke siguruar shërbime të nivelit të lartë për pacientët dhe komunitetin.
Përmes profesionalizmit të tij të lartë dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj kujdesit shëndetësor, Dr.Shasivar Sallahu ka dhënë dhe aktualisht jep një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin dhe sigurimin e shërbimeve mjekësore të transfuzionit, duke luajtur një rol jetësor në shpëtimin e jetëve dhe mirëqenien e pacientëve./E dua Opojën/transmeton /www.QendraPress.com/