Në Qendrën ‘’Komek’’ në Prizren, në bashkëpunim me Konja të Turqisë filluan kurset 60 kursiste
Sot,në qendrën ‘’Komek’’ në Prizren, në bashkëpunim me qytetin Konja të Turqisë filluan kurset 60 kursiste kryesisht gra të Prizrenit të cilat do të ndjekin kurse në tri drejtime, në djegie në dru, rrobaqepësi dhe punime, në fjogo e letër dekorative. Këtë organizim sot, e ka hapur doktori i turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik Ramadan Tarashaj e ku ishin prezentë edhe KFOR-i turk she stafi i kësaj drejtorie. Drejtori Tarashaj ka falënderuar shtetin turk për ndihmën që pi e jep në këtë drejtim. Pastaj ai ka theksuar se me këto kurse që po i organizojmë kryesisht për gra, jnë edhe përfituese sepse ato mund të punojnë edhe punëdore të ndryshme.
Derisa edhe trajnerët :Venera Rada,Shpresa Makasqi dhe Hyrmete Celina kanë folur për këto kurse, të cilat tha ë se kurset zgjasin tre muaj dhe interesimi i grave dhe vajzave për këto kurse ka qene shumë i madh.
Kurse njëra nga kursistet Aida Dauti me këtë rast ka theksuar se këto kurse përveç që janë relaksuese janë edhe dobiprurëse he fitimprurëse, sepse mund të sjellin profite familjare
Kurset zgjasin nga tre muaj deh interesimi për këto kurse është i madh sepse ato arrijnë përmes këtyre kurseve të aftësohen në zejet përkatëse që pastaj të kenë edhe të ardhura familjare.