Kryetari Totaj 50%,të projekteve i ka realizuar,25% gjysme të përmbushra  e 16% në realizim.

Instituti GAP, në bashkëpunim me Helvetas dhe Projektin për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar sot një përditësim të shkallës së përmbushjes së premtimeve zgjedhore për kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025, i cili përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.

Sipas të dhënave, nga gjithsej 78 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Prizrenit, 36 premtime janë përmbushur plotësisht (afër 50%), 20 premtime janë gjysmë të përmbushura (afër 25%), 15 janë në fazën fillestare të realizimit (rreth 16%) dhe 7 premtime ende nuk kanë filluar (9%).

Përveç këtyre premtimeve, Komuna e Prizrenit ka realizuar me qindra projekte të rëndësishme që nuk ishin pjesë e premtimeve elektorale, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ky raport vlerëson përparimin dhe transparencën e komunave përballë qytetarëve dhe përfaqëson një mjet të rëndësishëm monitorimi për angazhimin tonë gjatë mandatit./www.QendraPress.com/