Komuna së shpejti  mendon që  kompaninë ‘’Eko Regjioni’’ ta  transferojë  në një vend më të mirë  periferik të Prizrenit

     Kuvendari Alban Bislimaj  në seancën e  fundit  ka parashtruar një  pyetje që lidhur me  lokacionin aktual  ku është  kompania ‘’Eko regjioni’’. Pasi aty parkohen automjete  dhe tashmë ajo zonë është bërë e banueshme, shpesh kundërmon një erë e keqe,  andaj ai ka  pyetur,a  mund të gjendet një  zonë  periferike  dhe aty  të  krijohet një  hapësirë komunale

Drejtori i Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj, me këtë rast  për herë të para  ka bërë publike se  Komuna tashmë është duke  bërë masat e  caktuar që  një  hapësirë për’’Eko Regjionin’’ të  gjendet  jashtë  qytetit në periferi dhe ajo hapësirë  ti jepet në dispozicion komunës së  Prizrenit. Jemi duke  bërë masat e  fizibiltetit dhe besojmë se ajo shpejt do të realizohet ka than ai.

Kjo padyshim se do të ishte një  rast  tepët i mirë për  komunën e Prizrenit që  hapësira  aktuale te jete  në vend  i komunës  , kurse  kompania ‘’Eko Regjioni ‘’ të  jete në periferi  të  qytetit