Kryetari Totaj dhe drejtoresha e arsimit nënshkruan marrëveshjet për 300 bursa me studentë

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gitaj, sot nënshkruan marrëveshjet për 300 bursa me studentë .Një etapë e re për studentët në Prizren. Sot nënshkruam me disa nga 300 përfituesit e bursave për vitin akademik 2025/2026 – një rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar. Ky është investim i drejtpërdrejt për studentët, karrierën e tyre dhe të ardhmen e Prizrenit!
Suksese të gjithë studentëve!/QendraPress/