Drejtoria e Policisë së Kosovës në Prizren ,e shënoi simbolikisht 27 Vjetorin e themelimit

Në kuadër të aktiviteteve për nderë të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot, në Prizren ështe zhvilluar një aktivitet me nxënës të Prizrenit duke u shpërndarë disa rekuizita si: kapela dhe jelekë të policisë dhe pas këtyre. ndarjeve janë kryer shërbime policore dhe kontrollim të automjeteve në komunikacion . Lidhur me këtë zëdhënësi i policisë në Prizren togeri Shaqir Bytyçi tha se sot ,me rastin e ditës së themelimit të Policisë së Kosovës kemi organizuar ne si drejtori këtë aktivitet me nxënës të Prizrenit. Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë planifikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim, aktivitete me komunitetin dhe angazhimin e njësive të ndryshme policore në iniciativa që synojnë afrimin e qytetarëve me Policinë e Kosovës.