Shënimi i Ditës Botërore të Postës në Zyrën Postare Prizren 1

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Postës, pata kënaqësinë që, së bashku me ekipin tim, të mirëpresim fëmijët e kopshtit “Mini Mouse” nga Prizreni.

Gjatë kësaj vizite, fëmijët u njohën nga afër me shërbimet postare, historikun e Postës së Kosovës dhe rolin e rëndësishëm që ajo ka ndër vite në qytetin e Prizrenit.

Kureshtja, pyetjet e zgjuara dhe entuziazmi i tyre e bënë këtë takim të veçantë. Përmes aktiviteteve praktike, ata patën mundësinë të provojnë rolin e sportelistit dhe të postierit, duke përjetuar një ditë sa edukative, aq edhe argëtuese.

Investimi në edukimin e brezave të rinj është investim në të ardhmen. Me dyert e hapura për fëmijët dhe shkollat, Posta vazhdon të jetë jo vetëm ofruese e shërbimeve, por edhe pjesë e rëndësishme e jetës dhe edukimit të komunitetit.

Falënderoj stafin për përkushtimin dhe institucionet arsimore për vizitën e tyre!

Posta na lidh – dje, sot dhe nesër!/QendraPress/