Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

MOSMIRËNJOHËSI

—————————-

M’u dhimbs njëri nga trëndafilat e oborrit

Ca barëra të këqija i ishin bërë garth

Me delikatesë ia shkula nga gjiri ca ferrnaja

Ai u rebelua e më bëri gjak.

Nuk di ç’e gjeti trëndafilin tim

M’shpoi e përcëlloi sikur ia pata hak

Vonë u kujtova ç’të bën dashuria

Me gjakpirëset i marri kishte shtënē merak.

Më dhembi mosmirënjohja?

Apo,

Gishtat flakë?

/QendraPress/