Fryma poetike e së dielës  me  poetin;Gëzim AJGERAJ

PASAPORTA

——————————

Më shkruan

e ç’nuk më shkruan

mbi emër e mbiemër

Herë avnojan më thanë

herë unmikistan, e e e…!

Tri herë ma ndërruan

të mallkuarën

Të kuqe, të kaltër…

e asnjëra s’më bënte

as për atje poshtë (me nder me thanë!)

letra ishte e fort

Më thanë

edhe sa të duash të japim

e ç’të duash

vetëm atë mos e kërko

se ia prishim

qefin Evropës (të më falni…)

Shqiponja më mbeti qiellit

assesi s’e zbrita në xhepin tim

/www.Qendra Press.com/