Fryma poetike e së dielës me poetin;-Natasha LIMAJ

E JONA VLORA

—————————

Ku ta gjej një valëz vlore

Këtej qëndrës europiane?!…

Ta valëvis shall nusërie

Jemi – ç’jemi…aneane…

*

Ku ta gjej një copëz vlore

Mu në mes të Europës…

Të ngul shtizën e flamurit

Hakërrimë…, lakej të botës…

*

Ndërmend një datë historie

Eh, sa larg… këtu ku jam…

Vlora…, që , kur u ngjiz Bota

Ik , qërohu sharlatan…

*

Dhe , pse, s’gjej , un’e bëj vet

Një “ çomange “ labërie…

Ballin në dysh , trut në erë

Sa ndjej erë tradhëtie…

*

Vlorë-Vlorë, Vlora jonë

Mos u drith nga qenëria…

“ Mitra “ jote e bekuar

Burim në bijë e bija…

*

Pupthi, për një psherëtimë

Si “ atëherë “ …në këmbëze dora

Gjalmëzestë vetëtimë

Shporruniii… E jona Vlora !…

/QendraPress/