Haskuka viziton kandidatin për asamblist, Selman Sokolaj

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!,Mytaher Haskuka vizitoi kandidatin për asamblist Selman Sokolaj dhe familjen e tij në fshatin Romajë të Hasit.Ata diskutuan për zotimet të cilat janë realizuar për katër vite dhe me theks të veçantë mbi zotimin: “Riorganizimi dhe funksionalizmi i Qendrave të Mjekësisë Familjare”, zotim i përmbushur 100%, ku edhe fshati Romajë tanimë ka një ndër qendrat më moderne të mjekësisë familjare jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë Prizreni do të bëhet kryeqytet i mirëqenies dhe i shëndetit.Haskuka e falënderoi për mikpritje Selmanin dhe familjen e tij dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në katër vitet e ardhshme të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *