Kryeshefi i arrestuar, Nagip Krasniqi, “baba i tenderëve”, për një vit dha 80 milionë euro nëpërmjet kontratave një burim

                         Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi shpenzoi mbi 80 milionë euro për tenderë të negociuar apo një burimor vetëm brenda një viti, raporton Front Online.Fjala është vetëm për tenderët, vlera e të cilëve kap shifra milionëshe. Kostoja totale nëse përfshihen edhe tenderët që nuk peshojnë kaq shumë del të jetë akoma më e lartë sesa 80 milionë euro.Nagip Krasniqi u arrestua sot dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, raporton Front Online.Cilët janë mega-tenderët e KEK-ut që kryeshefi Nagip Krasniqi i dha direkt, pa publikim të njoftimit për kontratë?