Natanyahu i shkruan Kurtit: Të pres për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanyahu, do të ishte ishte i lumtur që ta priste Albin Kurtin në shtetin e tij për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kështu tha Netanyahu në një letër drejtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa i uroi fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, thuhet ndër tjerash në letër.

Vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator.

Aty u nënshkrua njohja e Kosovës nga Izraeli, raportet diplomatike të cilat u vendosën më 1 shkurt 2021 – dhe si këmbim i kësaj Kosova ta ketë ambasadën e saj në Jerusalem.

Ambasada e Kosovës në Jerusalem nga prizmi i Natanyahu-ut është parë si pranim i Jerusalemit kryeqytet nga “një vend mysliman”.

Por, ky vendim i Kosovës nuk i ka pëlqyer Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian kundërshton vendosjen e ambasadave në Jerusalem pa u zgjidhur statusi i problemit me Palestinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *