Situata në veri, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, takohen sot në Bruksel

0

Një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel do të mbahet sot. Besnik Bislimi, zëvendës kryeministër në Qeverinë Kurti, do të udhëheq delegacionin e Kosovës, i cili do të takohet me atë serb që udhëhiqet nga Petar Petkoviq. E prezent pritet të jetë i dërguari special i BE për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak. Krahas tij, në takimin e së mërkurës që organizohet pas eskalimit të situatës për targa, do t’i bashkohet edhe Gabriel Escobar, zëvendës sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit.Por rreth formatit të takimit të sotëm është krijuar paqartësi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.Ende nuk dihet nëse Escobar, si përfaqësues i Departamentit të Shtetit, do të jetë pjesë e takimit të udhëhequr nga Brukseli, i cili është entiteti që lehtëson dialogun.Bashkimi Evropian gjatë ditës ka mohuar se Escobar do të jetë pjesë e takimit Bislimi-Petkoviq, që mbahet për herë të parë pas përplasjes për targa.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi do të mbahet nesër, por ai ka mohuar se zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar do të jetë prezent në takim.“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE-në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano.Ndërsa Ambasada Amerikanë në Prishtinë, në një përgjigje për Reporteri.net, të hënën  theksoise përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit janë dakorduar për t’u takuar këtë javë në Bruksel, derisa kanë konfirmuar se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për Reporteri.net.Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që çdo automjet që hyn në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme.Serbët për të kundërshtuar këtë vendim vendosën barrikada të shumta në rrugët që çojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, duke i lënë të bllokuar këto dy pika kufitare tash e dhjetë ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *