Ekskluzive nga tregimet e pa treguara -Rrezikonim jetën për liri dhe ishim të vetëdijshëm se pas lufte do të fitojnë të pamerituarit- Shkruan;Prof Skënder Morina

0

Kur u themelua LDK ja në Prizren isha njëri prej tre procesmbajtësve në themelimin e degës së Prizrenit në odën e Paçarrizëve. Po t’a dija se vjen një kohë ku në krye të kësaj partie politike do të vije një komunist i përbetuar jugosllavë si Isa Mustafa kurrë s’do të qëndroja e s’do të bëja as një hap të vetëm për themelimin e aktivit të LDK së në Landovicë bashkë me Sherif Gashin dhe shokë të tjerë , nëndegës Landovicë-Sërbicë e ulët dhe ndihmë e vazhdueshme për degën e LDK së në Prizren. Si student në fillim fare shkonim në konferencat e shtypit të presidentit Rugova e disa që janë në foto kanë pasur frigë të u ofrohen edhe zyrave të LDK së në Prishtinë dhe në Prizren,ndërsa komunisti i përbetuar jugosllavë Isa Mustafa qëndronte në fotelet e pushteti të LKJ së atëherë kur ne si student përballeshim me pushtetin serb rrugëve të Prishtinës në demonstrata kundra suprimimit të autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë ky komunist qëndronte në anën e kundërt të studentëve, minatorëve, punëtorëve dhe shqiptarëve që ishin kundra Serbisë dhe sistemit komunist jugosllavë. Më kujtohet një thënie e një bashkëkatundari tonë Avdi Morina tani i ndjerë i vrarë nga forcat ushtarake serbe me 26.03.1999,ishim në rrugëtimi me mikun tim Qazim Thaçi ai si kryetar i nëndegës së LDK-së Landovicë-Sërbicë e ulët dhe anëtar kryesie i degës së LDK-së në Prizren dhe unë kryetar aktivi i LDK së në Landovicë na pat thënë: Eh bre Qazim e Skënder, është koha e dajakut prandaj po u zgjedhin e kur të vjen koha e sahanit i zgjedhin të tjerë njerëz….. Qazimi miku imë u përgjigj:Baca Avdi ne e kem obligim me ecë në kohë të vështira e kur të vjen liria le të zgjedhin kë të duan. …tregimet do ti vazhdoj edhe në të ardhmen…./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *