Aksident në Gjilan, vdes një person

0

                          Një person ka humbur jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në rrugën Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje. Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta përshkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tregoi Hashani.Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.“Nga raportet që na i kanë dërgu nga spitali fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *