Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Mes tokës dhe qiellit.
———————————
Këtij qielli kaltërues,
që më fton të shkoj atje,
i lë zjarrin përvëlues,
edhe iki mbi një re.
Iki që mos të mërzitem,
kësaj toke çnjerëzore,
iki, edhe në u harrofsha,
le t’i mbetem jetës prore.
Dhe mbi erën që më fton,
mbetet zemra si kujtim,
nëse trupi tretet larg,
shpirti s’bie në harrim.
Jam aty ku qesh blerimi,
jam kudo në poezi,
jam në flladet e mëngjesit,
jam një mall që lind në sy.
/QendraPress/