Doli nga shtypi libri me titull “Të bashkuar drejt dijes II” nga Emine Ahmetaj

0

         Sot, nga edicioni botues i SHB “Fidani” doli nga shtypi libri me titull “Të bashkuar drejt dijes II” përgatitur nga mësimdhënësja e klasës së III/3 Emine Ahmetaj në SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë.

Libri në fjalë është libër letrarë, sepse ne vete mban cicërimat e vogëlushëve të shkëlqyeshëm të kësaj klase; është dokumentar sepse në vete përmban punën e nx. të kësaj klase në kohë pandemie; është një sinopsisë kohe që do të jetë një pasqyrë e përhershëm e këtyre 37 nxënësve shembullor që defilojnë nëpër faqet e librit. 

 Me rastin e pranimit të librit mësimdhënësja me shumë  emocione deklaroj:

“Gjithçka e ndërtuar me shpirt, i jep shpirt çdo gjeje… Nxënës të dashur jeni kaq të veçantë çdo ditë, sepse çdo ditë i jepni dritë prej shpirtit tuaj të çlirët përditshmërisë sonë. Unë jam me ju aty, kudo që të jeni ju, për të parë ëndërrta tuaja tek marrin jetë e për t’u ndier krenare gjithmonë për pjesën time të zemrës të skalitur nga ju. Prandaj ju falënderoj për angazhimin tuaj në këtë kohë të vështirë që ia dolët mbarë dhe falënderoj prindërit për bashkëpunim të shkëlqyer”.

Urojmë që 1 shtatori të na gjej në bankat shkollore!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *