E diela me poeten;Liliana Gega

0

Dëbora e  janarit
____________________
Dëbora Janarit shkallët i zbriti
Si puplat e bardha bien ngadal
Nga kaltërsit e larta te qiellit te art
Të butat e pambukta flokët e bardh
****
Dëbora Janarit stinën ma fali
Në ditet e ftohta as fryma sme ndali
Dashnia jote dhe puthjet zgjati
Ti shpirtin ma ndez si flaka e zjarit
****
Erdhe dhe krahët shtrënguar rinim
Mes borës që zgjatej pa mbarim
Kristalet e bardha në mes ndriçonin
Syt e shpirtit dashnin përcillnin
*****
Pyjet u veshen me t’bardhën dëbore
Me fustane nusërie me tis te hollë
Me lojë njeë rreth vizotonim në borë
Veç gjunjët shiheshin të dy çdo orë
***
Herë një zemër ,herë një glob
Dy herë u zgjidh matematika jonë
Zemra gufon si flaka e zjarrit
Globi borës mbuloj,hijet djallit
*******

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *