E diela poetike me poetin;Skënder Berisha

KONJA

———————

Ishte kokonozur në gjoksin e të zonjës

leshkërleshur gjuhëpëjashta lipistra

lëpinte zonjën pa pardon si furgon

ajo ia kruante veshët e vegjël kones

iu qull gjoksi i kolmë mos iu duk boll

e lëshoi për toke duke e shpupurishur

me një të puthur plot buzë turinjve

dhe nisi ta fshij ugarin mes të gjinjve

e gëzuar konja i futej midis këmbëve

bënte rrathë gëzimi e hareje aty në shesh

nuk shqitej kërkonte edhe ndoj peshqesh

donte pulpat këmbëve mishit dhëmbëve

dhe shiste kreni kokonozja kone sheshit

bashkë me zonjën këtej s’e kishim parë

shkëlqenin sytë zonjës diellit perëndimor

dhe i zbriste të kuqtë e lëpirë dalengadalë

25 korrik 2013,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published.