Hoti: Garën e bëj me ata që s’kanë probleme ligjore

0

Kryeministri në detyrë, njëherësh edhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Koosvës për këtë pozitë në zgjedhjet e 14-shkurtit, Avdullah Hoti, ka thënë se ai garën zgjedhore dëshiron ta bëjë me ata që nuk kanë problem me ligjin, transmeton Insajderi.Kështu u shpreh Hoti për RTK-në, duke shtuar se debatet aktuale në Kosovë më shumë po kanë të bëjnë se kush është në lista e kush mbetet jashtë, por se kjo nuk i intereson askujt.“Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë Hoti.

U.d., i shefit të Qeverisë thekson se do të dëshironte përballje me kandidatët tjetër për kryeministër nga partitë tjera.“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programët tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme. Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato”, ka thënë Hoti në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *