KQZ-ja, publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 Qershorit 2026 .

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme sipas rezultateve preliminare qytetarët i janë përgjigjur votimit hiq më shumë se vetëm 36.88%. Kurse në bazë të kësaj përqindjes të daljes në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje sipas KQZ ka fituar 42.91 % apo shprehur në votë 299.152 vota. Partia Demokratike,ka shënuar 21.12 % apo 147,220 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 17.58 për qind ose 122,575 vota. Dhe Aleanca me 7.12% ose me 49.917 vota. Bazuar po kështu në bazë të këtyre përqindjeve sipas KQZ -së uleset në Kuvendin e Kosovës pa votat e mërgatës , ato me kusht dhe tjerat LVV ka 48 mandate, PDK-ja ka 24 mandate. LDK-ja 20 mandate dhe Aleanca 8 mandate si dhe tjerat i kanë partitë e jo shumicës .