Kurti sot takohet me Borrellin dhe me sekretarin e NATO-s
Kryeministri Albin Kurti vazhdon edhe sot vizitën e tij në Bruksel.
Ai do të takojë drejtuesin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.Kurti poashtu do të takohet sot me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të NATO-s.
Ajo çka bie në sy është kreut të ekzekutivit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës, por vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.
“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ky takim nuk do të jetë i hapur për media, kurse vetëm fotografitë e takimit do të bëhen publike në faqen e NATO-s pas takimit. /Reporteri.net/.