Lëndim i lehtë trupor ,mbajtje në pronësi, kontrolle posedim të pa autorizuar të armëve”

0

       Njoftimi i sotëm i Policisë Rajonale të Prizrenit bënë të ditur përmes një komunikate njofton se  me 5 gusht 2021, Policia në Prizren,kishte pranuar një informacion se në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren është duke ndodhur një rrahje .Veprimet policore ishin të menjëhershme ku kanë dal në vendin e ngjarjes dhe  kanë kontaktuar me viktimën ,i cili ka deklarua se për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësorë viktima ka lëndime të lehta trupore. Policia ka identifikuar personat e dyshuar të këtij rasti e  cilët janë: F S, i lindur në vitin 1972/ M. S., i lindur në vitin 1990 dhe /Q. S., i lindur në vitin 2001

Lidhur me ketë rast hetuesisë policor ne Prizren, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë kryer bastisje në dy shtëpi pronë të dyshuarave, ku kanë gjet dhe sekuestruar ne cilësinë e provave material  këto gjë sende :

1 (një) pushkë gjuetisë Zastava , (37) fishekë (një) Pistolet Grisan MC-13 /Dy karikator dhe   (17) fishek / (1.15 gram) qe dyshohen te jen substanca narkotike

Është njoftuar Prokurori i Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra, i cili ka rekomanduar që t dyshuarit  F S dhe M.S të ndalet në mbajtje për 48 orë. Ndërsa ndaj të dyshuarit  Q. S. të iniciohet rast për posedim të substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar !Thuhet në njoftimin e policisë Rajonale të Prizrenit.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *