Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së, të mbrohet me ligj të veçantë.

0

               Jeton Bytyçi, për moblizimin e  Kosovës  në  këto rrethana  se si i duhet vepruar  për një  mobilizim gjithëkombetar  pohon,” Është momenti i fundit, që skena politike në Kosovë, për temat nacionale në vend, të jetë e unifikuar, ku në rastin konkret, tema e cila do duhej ta gjente skenën politike të bashkuar dhe që të flas me një zë është: UÇK-ja dhe mbrotja nga sulmet e një pas njëshme që po ndodhin ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Mirëpo fatkeqësisht, edhe kjo temë, partitë politike po i gjen jo të unifikuara, madje militantë dhe eksponentë të ndryshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, po i gëzohen ftesave nga dhomat e specializuara, për ushtarët e UÇK-së. Së fundmi, reagimet ndaj pretendimeve të prokurorit për ngritjen eventuale të aktakuzave ndaj: z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit, janë reagime për keqardhje dhe të len me dyshu se këta komentues, janë kundër komplet UÇK-së. Madje, për “koiçidencë” disa zyrtarë të lartë nga VV, kanë deklaruar edhe për kohën e saktë, se kur do të ndodhin këto zhvillime, sikur të jenë të koordinuar me selinë e Hagës dhe duke aluduar edhe për periudhën e saktë, për marrjen në pyetje të Presidentit të vendit z. Hashim Thaçit, madje për më keq, edhe duke i dëshiruar rrugë të pa kthim nga Haga. Forma më e mirë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, është mbrojtja përmes ligjit të inicuar për votim, në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe njëherë e përgjithmonë, lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së, të mbrohet me ligj të veçantë, ku në kuadër të këtij ligji, unë personalisht, kisha propozuar që ata që po i shajnë dhe mallkojnë çlirimtarët tanë, të thirren para përgjegjësisë dhe shteti ynë të veproj me ta, në mënyrë që këto sulme nga vet shqiptarët, të ndalen përgjithmonë. Për fund, pyes publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, se pse ishte sot në Hagë dhe për kën po dëshmon z.Albin Kurti atje? Sepse, në bazë të informatave të sigurta, z. Albin Kurti aktualisht gjindet në Hagë. Është mirë që lideri i VV-së, z. Albin Kurti, ta sqaroj para opinionit publik, qëllimin e vizitës së tij në Hagë./qendrapress.com/

____________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *