Nga nesër e deri 4 shtator shënohet Epopeja e Vërrinit nga shoqatat e dala nga lufta dhe KK e Prizrenit

0

                       Njëra nga  Epopetë e lavdishme të  UÇK-së, në mesin e betejave çlirimtare   është edhe  Epopeja e  Vërrinit e cila në vete ka  një  pjesë të lavdisë së  luftës për lirinë e  Kosovës,, Siç  bënë të ditur Isa Berisha sekretar i OVL –së të  UÇK-se dega në  Prizren  , shoqatat e dala nga  lufta në  bashkëpunim me komunën e  Prizrenit  nga  nesër deri me 4 shtator 2021 kanë një  mori organizimesh për të  përkujtuar këtë  Epope. Ai  ne  njoftimin e tij në  mjetet elektronike  ka shkruar ‘’

‘’Të nderuar bashkëluftëtar, familjar të Dëshmorëve

Për ndere te “Epopesë se UÇK-se ne Verri, OVL.UÇK-se ne Prizren ne bashkëpunim me Kuvendin e Komunës se Prizrenit organizon këto aktivitete:

-Me 01.09.2021 ne ora 10.00 homazhe te varrezat e dëshmoreve në Landovicë.

-Në ora 11.00 zbulimi i shtatores se kom. Selajdin Berisha tek sheshi UÇK-se rruga Ismet Jashari- Kumonova.

-Në ora 12.00 buqeta lulesh pranë shtatores se Heroit Xhevat Berisha në ‘’Shadërvan.’’

– Në ora 13.00 buqeta lulesh pran lapidarit të Dëshmorëve në fsh. Kushnin, ndërsa në ora 13.30 buqeta lulesh pran lapidarit ne fsh.Lez si dhe në varreza të Dëshmorëve të këtij fshati.

Me 02.09.2021 ne ora 10.30 buqeta lulesh pran lapidarit të Dëshmorëve dhe martirëve në fsh.Hoçë e Qytetit, ne ora 11.00 buqeta lulesh pranë lapidarit të Dëshmorëve në fsh. Jeshkovë dhe te varrezat e Dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, ndërsa ora 12.00 buqeta lulesh te lapidari Dëshmorëve dhe martirëve ne fsh.Malësi e Vërrinit.

Me 04.09.2021 ne ora 9.00 Shoqata Bjeshkatarëve “Sharri” ne bashkëpunim me Parlamentin studentor te UPZ bëjnë marshin e lirisë “Agim Shala” nisja behet nga vendi ku është lapidari i Dëshmorëve te UÇK-së në fsh .Jeshkovë’’ shkruan ai  , prandaj   kjo Epope prite të  shënohet me këto aktivitete  në shenjë  respekti për lirinë që  po e gëzojmë sot..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *