Psikologji- Vetëm të jesh gjithmonë personi më i mirë./Shkruan;Mirlinda Latifi

0

Dhe bëjini qëllimet tuaja të pastra. Çfarë dhe kush je është ajo që do të mbahet mend. Dhimbja është e pashmangshme dhe ajo do të ekzistojë gjithmonë, por nëse përqendrohesh në të kuptuarit se çfarë po ndjen, dhe pse po e ndjen, do ta kapërcesh atë

Pritjet që kemi shpesh nuk përputhen me realitetin. Jemi të zhgënjyer sa herë që ndodh kjo.

Ne zhgënjehemi kur presim që të trajtohemi siç trajtojmë të tjerët.

Kur filloni të kuptoni se të gjithë po jetojnë në një fazë të ndryshme, duke menduar ndryshe dhe duke bërë zgjedhjet e tyre, atëherë ju mund të pranoni vetëm faktin që njerëzit nuk ndajnë të njëjtën mendje dhe zemër. Kur dëshiron të jesh i lumtur duhet ta lësh këtë dhe të fillosh me veten, të jesh personi me të cilin mund të jesh krenar, të jesh një shembull, të tregosh respekt dhe mirëkuptim. Të tjerët mund të mos ndryshojnë, por dijeni që nuk varet nga ju dhe krenohuni me atë që jeni. Keni kaq shumë shpirt për tu trajtuar nga dikush që nuk ka qenë kurrë i apasionuar./qendrapress.com/ Pjesë e librit që së shpejti do të botohet nga autorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *