TË LEJOHET PUNA GASTRONOMISË – Shkruan;Liman Asllani, kryetar I Klubit të Afaristëve në Prizren

0

        Ka me shumë se 15 vite, kur në nivele qendrore, në takime me strukturat e NVM-ve , kërkuam që të formohet një fond rreziku apo fond rezervë, pikërisht për rastet kur biznesi kosovar mund te ballafaqohet me situata të jashtëzakonshme.. Por, qevritarët tanë kishin interes që nga puna e biznesit të krijojnë për vete “fonde” duke grumbulluar 10 deri 20 % nga vlerat e punëve të kryera ,gjë qe kjo u tregua shumë e mirëseardhur për ata e fatale për bizneset.

Sot, bizneset janë në prag të falimentimit pasi Covidi 19 ja vuri kapakun krizës. Por qeveritarët tanë kanë krijuar kapital edhe për stërnipa e stërmbesa dhe nuk mërziten fare për askend e as për faktin që buxheti Republikës së Kosovës është “tangall”.

Andaj gastronomia duhet të lejohet të punoi pa kufizime ,sepse pengimi i cilës do hallkë të biznesit shkakton dëme të pa rikuperueshme në hallkat tjera të ekonomisë.

Qeveria jonë nuk është në gjendje të mbulojë humbjet e gastronomisë as për një javë ndalese pune, andaj nuk duhet bëre pengesa e kufizime./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *