Thaçi i thotë Hotit se dialogu nuk guxon të rrëshqas në nivel teknik

0

Të dy kanë thënë se kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, e në veçanti për dialogun me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë, por asessi nuk duhet të rrëshqasë në nivel teknik, shkruan Reporteri.

Thaçi ka potencuar edhe një herë se rezultati final i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. derisa ka thënë se është jetike për vendin tonë që në tavolinë dhe në procesin udhëheqës të jenë SHBA-të dhe natyrisht BE-ja.

“Është jetik që të ndodhë bashkëpunimi institucional dhe të jemi bashkë në tema me interes për vendin. Diskutuam se si ta kalojmë sa më mirë, lehtë e shpejtë Covid-19. Biseduam edhe për zhvillimet lidhur me dialogun, unë kam mirëpritur emërimin e Skënder Hysenit si koordinator. Është me interes që të ndodhë ky dialog. Duhet të ndodhë njohja reciproke dhe në asnjë moment të mos lejojmë që ky proces të rrëshqasë në nivel teknik. “Jetike për ne si Kosovë është që në tavolinë dhe në procesin udhëheqës të jenë SHBA-të natyrisht edhe Bashkimi Evropian”, tha presidenti Thaçi. /Reporteri.ne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *