Kryeministri Kurti deklaron se nuk do t’i jepte leje Vuçiqit që të hyjë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Fotografi ilustruese.Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do t’ia lejonte hyrjen në Kosovë, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Kurti tha se një njeri si Vuçiqi që e vë në pikëpytje Masakrën e Reçakut dhe e konsideron fabrikim, është person i padëshiruar në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Sipas kryeministrit, nëse Vuçiqi do të bënte leje ta vizitojë Kosovën, ky nuk do t’i jepte leje.“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.”“Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën njëherë. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën. Më mirë ta bënte kërkesën por çka të bëjmë tash, e thashë”, deklaroi Kurti në Klan Kosova.Kur moderatori iu kthye se Vuçiq tash nuk do të lodhet për të bërë kërkesë, Kurti u përgjigj se nuk e ka hallin e Vuçiqit se a lodhet ai apo jo.“Nuk e kam hallin se a lodhet ai”.Ndryshe, Vuçiq ka thënë se deri në qershor e ka në plan që ta vizitojë Republikën e Kosovës për të qëndruar “një apo dy ditë dhe t’i vizitojë serbët në veri e jug”.