Çaste poetike me poeten;-Sadbere Gagica SPAHIJA

Hijet e fjalës
—————————
Në faqen e natës shkruhet heshtja,
si bojë e zezë mbi shpirtin tim,
dhe çdo fjalë që s’e thashë kurrë
më kthehet yll në kujtim.
Eci nëpër rrugë pa emër,
ku era mban zëra të vjetër,
dhe koha si libër i hapur
më lexon pa më lënë letër.
Në sytë e mi bie një dritë e lodhur,
si hënë që s’di ku të pushojë,
dhe unë jam varg i pathënë
që vetveten s’mund ta harroj.
/QendraPress/