Bukoshi i Suharekës bëhet me çerdhe të re për fëmijët
Sot, në fshatin Bukosh të Suharekës, u përurua çerdhja e re për fëmijë, një investim i rëndësishëm nga Komuna e Suharekës për përmirësimin e kushteve të edukimit dhe kujdesit për fëmijët, raporto .Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, theksoi rëndësinë e rolit të familjes në jetën e fëmijëve.
“Fëmijët kanë prindër dhe dashnia më e madhe iu vjen nga familja e tyre. Institucionet shtetërore duhet të krijojnë mundësi për përkujdesje”, u shpreh Muharremaj.
Ai theksoi se ky investim është një hap i rëndësishëm për krijimin e kushteve të mira për zhvillimin e fëmijëve në komunitet.