Sulmi me armë në Jarinë, ndërpritet përkohësisht qarkullimi në pikën kufitare në Serbi

0

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është goditur me plumb sonte rreth orës 19:00 në Jarinjë.

Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi.

KosovaPress nga Jarinja bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa raporton se komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se sonte është sulmuar me një predhë të armës së zjarrit është sulmuar pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinje.

“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Online Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *