Tejkalimi i kësaj gjendjeje ka dy alternativa:zgjerimi i koalicionit qeverisës me partnerë të tjerë ose zgjedhjet e jashtë zakonshme

0

Munir Basha ish zv minister,  lidhur  me pyetjen se muaji shtator i këtij viti Kosovën a mund ta  gjejë  me zgjedhje të  jashtëzakonshme? ai pohon;-“   Nga java e fundit e Qershorit,kur u publikua aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe nga rifillimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel,Kosova ka hyrë në një fazë kritike të përfaqësimit të denjë,si në “tryezën” e bisedimeve me Serbinë,ashtu edhe në rrafshin e menagjimit stabil të gjendjes potike dhe ekonomike në vendin tonë.

         Përkeqësimi i gjendjesë me pandeminë sigurishtë që ndërlikon edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të brishtë politike dhe ekonomike në vendin tonë.Por,qëndrimet divergjente pas rifillimit të dialogut në Bruksel, të partnerëve të koalicionit qeverisës rreth formatit dhe karakterit të dialogut me Serbinë,po e thellon krizën mes partnerëve qeverisës.

Tejkalimi i kësaj gjendjeje ka dy alternativa:zgjerimi i koalicionit qeverisës me partnerë të tjerë ose zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare,që do të organizoheshin nga mesi i vjeshtës.

   Cili nga këto dy opcione do të ndodhë nuk mund të them me saktësi,por vlerësoj se zgjerimi i koalicionit mund të jetë opsion më i mundshëm për tejkalimin e gjendjesë.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *